Ja si ndodhi aksidenti në rrugën Shkup – Bllacë
“Më datë 09.03.2024 në ora 06:50 në rrugën kryesore Shkup – vendkalimi kufitar Bllacë, ka ndodhur një aksident trafiku ku kamioni ka humbur kontrollin dhe është përmbysur në rrugë, duke i zënë të dy shiritat, ndërkaq nuk ka të lënduar. Policia është njoftuar dhe komunikacioni do të jetë i ndërprerë në të dy drejtimet. Mallrat nga kamioni me rreth 25 tonë plastikë PVC janë duke u shkarkuar në vendngjarje ku të pranishëm janë shërbimi aktual dhe doganor”, thuhet nga Ministria e Punëve të Brendshme.

