Ahmeti: Plisi i bardhë në kokat tona tregon lashtësinë, pastërtinë e indit tonë kombëtar

Statusi i plotë:

Plisi i bardhë në kokat tona tregon lashtësinë, pastërtinë e indit tonë kombëtar, bardhësinë e kauzave tona të lirisë.
Në oda e beteja e mbajtëm me krenari anembanë trojeve, vazhdojmë ta mbajmë edhe sot për të mos harruar kurrë stërgjyshërit e gjyshërit tanë që nuk u gjunjëzuan asnjëherë përballë stuhive të kohës.
Krenari e nostalgji ma kaploi sot shpirtin nga atmosfera madhështore që krijoi Ansambli ynë shtetëror në manifestimin tradicional kulturor “Dita e Plisit”.
Le ta ruajmë Plisin si sytë e ballit!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *