Çka po ndodh me nxjerrjen e pasaportave të reja?

Qytetarët ankohen se presin me orë të gjata për të nxjerrë pasaportat e reja dhe si për përfundim ju thuhet se duhet të prisni disa muaj për të marë pasaportat e reja me arsyetimin se për momentin nuk ka pasaporta edhe në gjuhën shqipe. Po e njejta më ka ndodhur mua bashkë me familjen time!!

Nga ana tjetër thuhet se personat të cilët nxjerrin pasaportat me procedurë të shpejtuar për të cilat paguhet një shumë më e lartë se sa nga ajo e rregullt, ju thuhet se për 2-3 ditë mund të vini të merrni pasaportën!!!

A është kjo një diskriminim që na bëhet ne që nuk kemi mundësinë për të paguar pasaportat me procedurë të shpejtë???

-Ky postim është dërguar nga një ndjekës i faqes sonë i cili për arsye personale dëshiron të mbetet anonim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *