ASH propozon shkarkimin e ministrave Mexhiti e Aliu

Aleanca për Shqiptarët i ka propozuar kryeministrit Talat Xhaferi që të shkarkojë dy ministrat e saj, Mexhitin dhe Aliun, që në fakt janë parë të mbështesin kryetarin e partisë Taravari në vendimin e tij për të shkuar në koalicionin me LEN-in, përcjell TV21. Nga ASH informojnë se “Komisioni kadrovik i përbërë nga 7 anëtarë, si i vetmi organ i ASH-së për çështje kadrovike, me shumicë prej 5 votash, vendosi t’i propozojë Kryeministrit shkarkimin e Ministrit të Shoqërisë Informatike dhe Administratës dhe Ministrin e Shëndetësisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *