Pollozhani: Më besoni se do ju djeg shumë atyre sikur në atë karrike të jetë vetëm edhe për një ditë.

Ja postimi i plotë:

Ditë historike për të gjithë Shqiptarët!
Punët bëhen me vepra dhe jo me fjalë dhe pikërisht me këtë veprim të sotëm, un dhe të gjithë shqiptarët mund të themi se ky shtet sa është i imi, po aq është edhe i atyre.

Nuk je i barabart atëherë kur ai mund të jet Ministër i Punëve të Jashtme, kurse shqiptari nuk mund të jetë vetëm sepse është shqiptar. Ai mund të jet Ministër i Punëve të Brendshme, kurse shqiptari nuk mund të jetë vetëm sepse është shqiptar. Ai mund të jetë Kryetar Kuvendi, kurse shqiptari nuk mund të jetë vetëm sepse është deklaruar si shqiptar. Ai mund të jet Kryeministër, kurse shqiptari nuk mund të jetë Kryeministër vetëm sepse është deklaruar si shqiptar.

Por, me politikën e mençur disa vjeçare të Ali Ahmetit, kjo sot mori fund. Talat Xhaferi i deklaruar si shqiptar, para disa viteve dëshmoi se mund të jetë Kryetar Kuvendi edhe atë më i suksesshëm se ai tjetri.
Ndërsa sot Talati mbi supe merr postin e Kryeministrit të RMV-së, post të cilin shqiptarët as nuk e kanë ëndërruar ndonjëherë edhe pse disa e sulmojnë dhe e nënçmojnë (fatkeqësisht ka edhe shqiptarë) që gjoja do të jetë vetëm për 100 ditë Kryeministër.
Më besoni se do ju djeg shumë atyre sikur në atë karrike të jetë vetëm edhe për një ditë.

Ne si rini e kemi shumë më lehtë që në të ardhmen të bëjmë shqiptar edhe Presidentin e shtetit sepse këtë pokitikë po e trashëgojmë nga ai që bën Kryeministra,nga ai, Ali Ahmeti.

Urime postin e Kryeministrit, Komandant Talat Xhaferi 🇦🇱

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *