Arrestohet Bekim Neziri

Janë arrestuar Bekim Neziri dhe tre persona tjerë të përfshirë në incidentin e djeshëm në M-NAV, përcjell KlanM.

Prokuroria Themelore Publike Shkup ka lëshuar urdhër për zhvillimin e procedurës hetuese kundër tetë personave për të cilët ekziston dyshimi i bazuar se kanë kryer vepër penale si bashkëkryerës – Rrezikimi i sigurisë së komunikacionit ajror nga neni 303 paragrafi 2 lidhur me nenin 22 të Kodit Penal.

“Me veprimet e tyre ata kërcënuan sigurinë e trafikut ajror ndërkombëtar në kohën kur në hapësirën ajrore të vendit po zhvilloheshin 28 fluturime nën kontrollin e M-NAV, ndaj dyshohet se kanë kryer vepër penale të dënueshme me të paktën pesë vjet  burg”, thonë nga Prokuroria.

Për 4 të arrestuarit, siç përcjell KlanM, prokuroria ka kërkuar paraburgim, ndërsa në kërkim janë shpallur edhe 4 persona tjerë./KlanMacedonia

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *