Vazhdon lufta Izrael-Palestinë. Ja bilanci i viktimave dhe të plagosurve⬇️
Kanë kaluar 5 ditë dhe lufta ndërmjet tyre ende po vazhdon duke u zgjeruar. Numri i viktimave ka shkuar në 2255 edhe atë 1200 izraelitë dhe 1055 palestinezë.
Numri i të plagosurve është 2700 izraelitë dhe 5100 palestinezë.
Komisioni i Kombeve të Bashkuara po ndjek situatën dhe thekson se ka prova të qarta të krimeve të luftës nga të dy ushtritë ku është bërë edhe vrasja e shumë civilëve.
Edhe Presidenti i SHBA-së, Joe Biden ka njoftuar se po ndjek me kujdes të gjithë ndodhinë dhe se SHBA ka ndihmuar ushtrinë izraelite për të përforcuar sistemin e mbrojtjes ajrore ‘Iron Dome’.

