Radojçiq pranon se ka qenë organizator i sulmit terrorist në Kosovë

Nënkryetari i Listës Serbe Milan Radojçiç ka dhënë dorëheqjen pas përfshirjes në sulmin terrorist në Veri, i cili i mori jetën një efektivi të Policisë së Kosovës. Lajmi është konfirmuar nga Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç. Përmes një interviste për televizionin kombëtar spanjoll, TV Espanjola, udhëheqësi serb tha se Radojçiç ka dhënë dorëheqjen nga detyra e nënkryetarit të Listës Serbe pasi nuk dëshiron të dëmtojë më tej këtë forcë politike.

Radojçiç nuk dëshiron ta dëmtojë më tej Listën Serbe”, tha Vuçiç.

Vetë Radojçiç ka pranuar se ka qenë në fshatin Banjskë të Zveçanit më 24 shtator dhe se ka bërë të gjitha përgatitjet logjistike për ngjarjet e asaj dite. /indeks

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *