Merr flakë autobusi në Strazhë
“Sipas raportimit, në SPB Tetovë, në rrugën magjistrale Gostivar – Kërçovë, ndërsa rreth tre kilometra para vendit “Strazhë”, është përfshirë në flakë një autobus i cili ka qarkulluar në drejtim të Kërçovës. Në vendin e ngjarjes menjëherë janë dërguar nëpunës policorë nga DPB Gostivar dhe një ekip i Njësitit Territorial Zjarrfikës të Gostivarit”, thekson Marjan Josifoski nga SPB Tetovë.
Sipas informacioneve fillestare nuk ka persona të lënduar dhe sa dëm është shkaktuar.

