“Ja, edhe pas një viti u bindëm se unë mbeta maqedonas, ju shqiptar”
Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski dhe lider i Lidhjes Socialdemokrate të Maqedonisë, në “10 Minuta” në TV21 deklaroi se edhe pas propozimit të Francës për zgjidhen e problemit mes Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut, ai mbeti maqedonas dhe gazetari shqiptar.
“Ja, edhe pas një fiti ne u vërtetuam se unë mbeta maqedonas, ju shqiptar, dhe të gjithë ata çfarë kanë qenë, çfarë kanë qenë paraardhësit e tyre dhe ajo çfarë do të jenë fëmijët e tyre”, tha Kovaçevski./TV21

