Isak Lazami nga sot do të jetë zv.drejtor i Agjencisë për Rini dhe Sport

Sot është bërë pranim-dorezimi i detyrës në Agjensionin për Rini dhe Sport ku nga paraardhësi i tij Amir Bilali, detyrën e mori i deleguari, kuadër i Aleancës për Shqiptarët, Isak Lazami nga dega e Gostivarit.

Lajmin e ka publikuar vet Lazami në profilin e tij të Facebook. Ja postimi i tij i plotë:

“Sot, zyrtarisht pranova detyrën zv.drejtor i Agjensisë për Rini dhe Sport.

Detyra që m’u besua, do ta kryejë me përgjegjësinë më të lartë duke vendosur tërë kapacitetin tim njerëzor dhe përvojën time institucionale në shërbim të rinisë, sportistëve dhe të gjitha palëve.

Zotohem se do të jem adresa e çdo të riu dhe të reje dhe çdo sportisti, klubi apo federate dhe do të punoj ngushtë me këdo që i nevojitet mbështetja e këtij institucioni dhe mbështetja ime personale. Edhe në këtë detyrë qëllimi mbetet një, avancimin dhe mbështetja e gjithësecilit, pa përjashtim.

Faqebardhë!”-Shkruan Isak Lazami në profilin e tij në Facebook

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *