4 të vdekur dhe 38 të plagosur nga shpërthimi në Stamboll

Guvernatori i Stambollit, Ali Yerlikaya, shkroi në Twitter se shpërthimi ndodhi në orën 16:20 dhe se deri më tani ka 4 viktima dhe 38 të plagosur.

Ende nuk dihen shkaqet e shpërthimit të së dielës.

Transmetuesi CNN Turk tha se 11 persona janë plagosur. Bulevardi ku ndodhi shpërthimi është i frekuentuar nga turistët dhe banorët lokalë dhe aty gjenden dyqane dhe restorante.

Turqia është goditur nga një seri bombardimesh vdekjeprurëse ndërmjet viteve 2015 dhe 2017, përgjegjësinë e të cilave e morën grupi militant Shteti Islamik dhe militantët kurdë./ Almakos

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *