Këshilli i Tetovës pranon nismën për rivotimin e emrave të rrugëve, mund të pasojnë zgjedhje të parakohshme

Këshilli Komunal i Tetovës ka pranuar nismën e Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) për rivotimin e vendimit të vitit 2007 për riemërimin e rrugëve në Tetovë.

Sipas raportimeve, burime nga VLEN kanë bërë të ditur se e kanë mbështetur nismën, duke vlerësuar se janë plotësuar kushtet për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme për Këshillin Komunal.

Bazuar në nenin 75 të Ligjit për Vetëqeverisje Lokale, nëse këshilli rivoton një vendim që më parë është shfuqizuar nga Gjykata Kushtetuese, ai shpërndahet automatikisht dhe hapet rruga për zgjedhje të parakohshme të këshillit.

Seanca e Këshillit Komunal është caktuar për 13 korrik, ku në rend dite do të jetë edhe pika për rivotimin e vendimit të vitit 2007 lidhur me emërtimin e rrugëve në Tetovë.