Qumështorja Vita mbyllet përkohësisht, pritet të qëndrojë e mbyllur për 7 ditë
Vita është mbyllur përkohësisht, ka konfirmuar drejtori i kompanisë, Artan Spahiu.
Në një prononcim për Indeksonline, Spahiu bëri të ditur se qumështorja do të mbetet e mbyllur për shtatë ditë.
Mbyllja vjen pasi gjatë ditës së sotme 25 inspektorë kanë zhvilluar një inspektim të paparalajmëruar në objektet e kompanisë.
Deri më tani, institucionet kompetente nuk kanë publikuar detaje zyrtare mbi gjetjet e inspektimit apo arsyet konkrete të mbylljes së përkohshme.

