Mexhiti: Haqim Ramadani është kuadër me përvojë, nuk do ta lë në rrugë

Njëri nga liderët e VLEN-it, Izet Mexhiti, ka folur për angazhimin e Haqim Ramadani në Komunën e Çairit, duke theksuar se ai është profesionist me përvojë në pushtetin lokal.

Sipas Mexhitit, Ramadani është jurist i njohur dhe ka përvojë të rëndësishme institucionale, përfshirë pozitën si drejtor i Inspektoratit për pushtet lokal.

“Pas asaj beteje nuk kishte logjikë të kthehej aty ku kryetar komune është kundërkandidati i tij. Me këtë përvojë, nuk do ta lë në rrugë”, deklaroi Mexhiti.

Ai shtoi se Ramadani është angazhuar në Çair për të kontribuar në fushën ku ka më shumë ekspertizë, duke theksuar se çdo pretendim se ai do të lihej pa angazhim është i pabazë.