Mickoski paralajmëron ulje të çmimit të benzinës, nafta mbetet stabile
Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, deklaroi se pret që Komisioni Rregullator për Energjetikë të shpallë ulje të çmimeve të benzinave gjatë ditës së hënë.
Sipas tij, pritet një ulje prej rreth 2 denarë për litër për benzinat pa plumb, ndërsa çmimi i naftës pritet të mbetet i pandryshuar ose të ketë një rritje minimale prej rreth gjysmë denari.
Mickoski theksoi se ulja e TVSH-së ka ndikim të drejtpërdrejtë në stabilizimin e çmimeve dhe në lehtësimin e barrës për qytetarët.
Ai shtoi se aktualisht nuk po shqyrtohen masa kufizuese apo ndalesa, duke theksuar se në vend ka sasi të mjaftueshme të derivateve dhe situata po monitorohet nga afër, me gatishmëri për reagim nëse paraqitet nevoja.

