Mexhiti: Bashkimi në VLEN shënon fundin e përçarjeve politike shqiptare
Njëri nga liderët e VLEN, Izet Mexhiti, ka deklaruar se për herë të parë në historinë pluraliste të Maqedonia e Veriut, shqiptarët nga orientime të ndryshme politike po bashkohen në një front të përbashkët.
Sipas tij, ky bashkim përfshin një spektër të gjerë politik – nga e djathta në të majtë – si dhe figura të reja dhe me përvojë, të cilat po konsolidohen në kuadër të VLEN-it.
Mexhiti e cilëson këtë zhvillim si përgjigje ndaj përpjekjeve të deritanishme për përçarjen e votës shqiptare, duke theksuar se bëhet fjalë për fillimin e një etape të re të përfaqësimit politik.
“Nuk ka më hapësirë për interesa të ngushta apo politika përçarëse. Zëri shqiptar do të jetë një – i fortë dhe i qartë”, është shprehur ai.
Ai e ka cilësuar momentin si vendimtar, duke theksuar se alternativa mbetet bashkimi, ndërsa ka shtuar se VLEN paraqet një proces që, sipas tij, nuk mund të ndalet.

