Brikena për raportin me Mateon: Puthja duhet të vijë natyrshëm, jo me insistim

Brikena ka komentuar gjatë spektaklit “Prime” raportin e saj me Mateon, duke sqaruar situatën që ka tërhequr vëmendje brenda shtëpisë.

Ajo theksoi se puthja është një moment që duhet të vijë spontanisht dhe jo si rezultat i insistimit apo presionit. “Puthjen e kam kërkuar ta mbaj spontane, por asnjëherë të mos ma rrëmbejë”, u shpreh ajo.

Brikena pranoi se ka pëlqim për Mateon, por shtoi se ende nuk ndihet e gatshme për të hedhur hapin e radhës. Sipas saj, një moment i tillë duhet të ndodhë vetëm kur të dy palët ndihen plotësisht të sigurta.