Mickoski: Arritet marrëveshje, rreth 11.000 administratorë do të kenë rritje pagash deri në 40% deri në 2028

“Kjo është një pako më e gjerë që do të përfshijë, së bashku me të punësuarit në gjykata dhe prokurori, rreth 11 000 të punësuar, dhe me këtë, Qeveria, si punëdhënësi më i madh, praktikisht krijon marrëveshje me kolegët e saj, dhe ajo marrëveshje është e vlefshme deri në vitin 2028. Paraprakisht kemi pasur marrëveshje të tilla edhe me të punësuarit në arsim, shëndetësi dhe institucione të tjera, kështu që kur të finalizohet e gjithë kjo, ne, si Qeveri, si punëdhënësi më i madh, praktikisht kemi rregulluar marrëdhëniet tona me kolegët tanë në kuadër të institucioneve. Ky është moment historik, sepse nuk ka ndodhur kurrë më parë që të kemi pasur plan të tillë për rritjen e pagave dhe harmonizimin e tyre në mënyrë që të arrihet nivel i denjë”, theksoi Mickoski.