Mickoski: Presim lajme të mira nga SHBA

“Mendoj se në ditët në vijim do të ketë lajme të mira për qytetarët e Maqedonisë kur bëhet fjalë për këtë lloj marrëdhëniesh me partnerin tonë strategjik. Më vjen keq që opozita, pas kritikave të ashpra dhe të rrufeshme ndaj Mbretërisë së Bashkuar, tani po e bën të njëjtën gjë edhe me SHBA-të. Kohët e fundit, kur u vendosën ato tarifa tregtare prej 30 deri në 35 për qind, po ata që unë i quaj llumi i shoqërisë në politikë, u nxituan t’i fyejnë SHBA-të, ndërsa nuk i pamë të kërkonin falje kur norma u ul në 15 për qind,” tha kryeministri.