Bllokohet rruga Ferizaj–Prishtinë për shkak të vërshimeve

Për shkak të sasisë së madhe të ujit në rrugën nacionale Ferizaj–Prishtinë, konkretisht në segmentin që kalon nëpër fshatin Llapnasellë, është marrë vendim për bllokimin e plotë të qarkullimit të automjeteve në këtë pjesë të rrugës.

Sipas njoftimit të Policisë, në koordinim me Ministrinë e Infrastrukturës dhe kompaninë përgjegjëse për mirëmbajtjen e rrugës, janë mbyllur segmenti nga rrethi i “Prishtina Mall” në drejtim të Prishtinës dhe segmenti nga rrethi i “Marigona” në drejtim të Ferizajt.

Autoritetet kanë bërë të ditur se qarkullimi i automjeteve do të devijohet dhe do të orientohet përmes autostradës deri në normalizimin e situatës.