Trump: SHBA do të menaxhojë përkohësisht Venezuelën pas arrestimit të Maduros
Presidenti amerikan Donald Trump njoftoi se SHBA do të “menaxhojë përkohësisht” Venezuelën deri në një tranzicion të sigurt dhe të rregulluar politik. Ai paralajmëroi hyrjen e kompanive amerikane të naftës për të investuar në infrastrukturën e dëmtuar dhe për të gjeneruar të ardhura për vendin. Trump konfirmoi arrestimin e presidentit Nicolás Maduro dhe zëvendësit të tij, Florres, të cilët përballen me akuza për trafikun ndërkombëtar të drogës dhe “narco-terrorizëm” në New York. Ai paralajmëroi edhe autoritetet aktuale të Venezuelës se SHBA “ruan të gjitha opsionet ushtarake”, duke i etiketuar Maduro si “dikator dhe terrorist të përfunduar”. Operacioni për arrestimin e tij përfshiu sulme ajrore dhe njësinë elitare Delta Force.

