Strugë/ Kallëzim penal ndaj 44-vjeçarit për sulm ndaj policit gjatë peshkimit të paligjshëm

Strugë, 12 nëntor – Zyra e Jashtme për Çështje Kriminalistike në Strugë ka paraqitur kallëzim penal kundër B.B. (44) nga Struga, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “sulm ndaj personit zyrtar gjatë kryerjes së detyrave të sigurisë”, raporton Tetovasot.

Sipas njoftimit të MPB-së, më 27 tetor 2025, zyrtarët policorë kanë hasur të dyshuarin bashkë me disa persona të tjerë gjatë një peshkimi të paligjshëm në lumin Drini i Zi.

Gjatë kontrollit, B.B. ka sulmuar fizikisht një zyrtar policor, duke penguar kryerjen e detyrës zyrtare.

Pas dokumentimit të plotë të rastit, materialet e dosjes do të dorëzohen në Prokurorinë kompetente për procedurë të mëtejshme ligjore.