Behrami akuzon Kurtin për manipulim të zgjedhjeve në Mitrovicë: “Po përdoren institucione shtetërore dhe grupe kriminale”
Deputeti i PDK-së, Artan Behrami, ka akuzuar kryeministrin në detyrë Albin Kurti për, siç tha ai, shfrytëzimin e institucioneve shtetërore dhe grupeve kriminale me qëllim manipulimin e rezultatit të zgjedhjeve në Mitrovicë, raporton Gazeta Blic.
Behrami kërkoi praninë e vëzhguesve ndërkombëtarë, të organizatave joqeveritare dhe të mediave gjatë procesit të numërimit të votave, me qëllim që, siç u shpreh ai, “të ekspozohet krimi zgjedhor”.
Ai gjithashtu deklaroi se në disa vendvotime janë gjetur fletëvotime me numra serikë të ndryshëm, çka sipas tij tregon për një trafikim të organizuar të votave.


