Banorët e Çashkës protestojnë para KSHZ-së: Kërkojnë mbrojtje të votës dhe transparencë në procesin zgjedhor

Banorët e komunës së Çashkës kanë paralajmëruar një protestë para Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve (KSHZ) në Shkup, duke shprehur pakënaqësi ndaj mënyrës së administrimit të procesit zgjedhor në këtë komunë. Ata kërkojnë që të garantohet ndershmëria e votës dhe të parandalohet çdo formë manipulimi me vullnetin e qytetarëve.

Organizatorët theksojnë se protesta do të zhvillohet në mënyrë paqësore, por me një mesazh të fortë për mbrojtjen e transparencës dhe integritetit zgjedhor. Në tubim do të marrë pjesë edhe Suat Shaqiri, kandidati që ka dalë fitues në zgjedhjet lokale.