Aksion policor në Shkup për fajde dhe pastrim parash
Nën drejtimin e një prokurori nga Prokuroria Publike Themelore për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit (PPThNKO), njësitë e Ministrisë së Punëve të Brendshme (MPB) po zhvillojnë një aksion të gjerë në disa lokacione të Shkupit.
Sipas njoftimit zyrtar, aksioni ka në shënjestër persona ndaj të cilëve ekziston dyshimi i bazuar se kanë kryer veprat penale “Fajde” dhe “Pastrimi i parave”.
“Më shumë detaje do t’i ndajmë me opinionin pasi të përfundojë aksioni”, thuhet në njoftimin e PPThNKO-së.
Aksioni pritet të zbardhë një nga rastet më të mëdha të muajve të fundit që lidhet me rrjetet e fajdes dhe qarkullimin e paligjshëm të parave në kryeqytet.

