Aksion i madh policor në Shkup kundër fajdes dhe pastrimit të parave

Një aksion i gjerë policor po zhvillohet në disa lokacione të Shkupit, nën drejtimin e Prokurorisë për Ndjekjen e Krimit dhe Korrupsionit, raporton TV21.

Nga Prokuroria kanë konfirmuar se operacioni ka për qëllim kapjen e personave të dyshuar për fajde dhe pastrim parash.

“Nën udhëheqjen e prokurorit të rastit nga Prokuroria Publike Themelore për Ndjekjen e Krimit dhe Korrupsionit, njësitë e MPB-së po kryejnë bastisje në disa lokacione në Shkup. Bëhet fjalë për persona të dyshuar për të cilët ekziston dyshim bazë se kanë kryer veprën penale të fajdes dhe pastrimit të parave”, thuhet në njoftimin zyrtar.

Autoritetet nuk kanë dhënë ende detaje mbi numrin e të arrestuarve apo sasinë e mjeteve të sekuestruara, ndërsa informacione më të hollësishme pritet të publikohen pas përfundimit të aksionit.