Plaçkitje e armatosur në një argjendari në qendër të Gostivarit
Mbrëmjen e sotme në qendër të Gostivarit ka ndodhur një plaçkitje e armatosur në një argjendari, raporton INA.
Sipas informatave jozyrtare, disa persona të armatosur dhe të maskuar kanë hyrë në objekt dhe, pasi kanë kryer grabitjen, janë larguar në drejtim të panjohur.
Në vendngjarje ndodhen ekipe të policisë, të cilat po kryejnë hetimet, ndërsa është nisur një aksion për identifikimin dhe kapjen e autorëve të ngjarjes.
Policia ende nuk ka dhënë një njoftim zyrtar lidhur me shumën e parave ose vlerën e sendeve të grabitura.


