Taravari: Pas zgjedhjeve lokale do të zgjerohet AKI-ja
Kryetari i Aleancës për Shqiptarët (ASH), Arben Taravari, ka paralajmëruar se pas zgjedhjeve lokale pritet zgjerimi i Aleancës për Integrim (AKI), raporton Top24.
Sipas Taravarit, në këtë proces do të bashkohen “njerëz të ndërgjegjshëm të VLEN-it”, ndërsa në këtë koalicion, siç tha ai, do të mbeten vetëm “zgjatimet e VMRO-DPMNE-së”.
“Pas zgjedhjeve lokale, Aleanca për Integrim do të zgjerohet. Do të na bashkohen njerëz të ndërgjegjshëm të VLEN-it, ndërkaq në atë koalicion do të mbeten vetëm zgjatimet e VMRO-së”, deklaroi Taravari.
Ai shtoi se qëllimi i këtij bashkimi është forcimi i bllokut politik shqiptar dhe mbrojtja e interesave kombëtare në një moment që, sipas tij, kërkon unitet dhe maturi politike.


