Babai i Komandant Strugës del hapur kundër abuzimit politik me emrin e Komandant Strugës

Babai i komandantit të ndjerë Nuri Mazari – Komandant Struga – ka shprehur publikisht mbështetjen e tij për liderin e BDI-së, Ali Ahmeti, gjatë tubimit të Aleancës Kombëtare për Integrim.
Prania e tij u komentua si përgjigje ndaj akuzave të fundit të shefit të Shtabit të VLEN-it, Adnan Azizi, i cili pak ditë më parë e akuzoi Ahmetin se ka “vrarë edhe Komandant Strugën”.
Ky veprim i babait të Mazarit pason reagimin e vajzës së komandantit, Shqipdonës, e cila i bëri thirrje Azizit të mos e përdorë emrin e babait të saj për përfitime politike.

