Ali Ahmeti i përgjigjet Mickoskit: “Frikësohet edhe nga Arabela”

Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti, ka reaguar ndaj deklaratave të liderit të VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, duke thënë se ai frikësohet “edhe nga Arabela”.

“Mickoski bën mirë të mos merret me Aleancën Kombëtare për Integrim dhe me mua,” u shpreh Ahmeti gjatë një tubimi në Strugë.

Ai ironizoi mbi deklaratat e kundërshtarëve politikë, duke shtuar:

“Edhe në Google kanë hyrë për të parë kush janë zagarët, kush janë lakejtë, kush janë lepujt. Populli thotë: mos e pyet, se të kallxon vetë. Lakejtë janë shërbëtorë, që mbajnë shkopin. A e keni parë si i shkojnë Mickoskit këta?”

Ahmeti theksoi se shqiptarët janë vëllezër dhe gjithmonë i ka ftuar të bashkohen: “Unë nuk kam folur për shqiptarët. Shqiptarët janë vëllezërit tanë. Dhe unë u kam thënë gjithmonë: hajdeni me ne.”