Taravari: Në koalicionin VLEN ishim të pafuqishëm, nuk ndikonim as për një drejtor shkolle
Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, ka deklaruar se gjatë kohës sa ishte pjesë e koalicionit VLEN, ai dhe Izet Mexhiti kanë qenë të pafuqishëm për të ndikuar edhe në vendime të thjeshta administrative.
Duke folur në emisionin “Debat në SHENJA”, Taravari solli si shembull rastin e shkollës në fshatin Podgorc të Strugës, ku u emërua një maqedonas si ushtrues detyre për drejtor, gjë që sipas tij ishte në kundërshtim me ndjeshmëritë e komunitetit lokal.
“Aty çdoherë drejtor ka qenë torbesh ose shqiptarë. 95% e popullatës janë myslimanë. Herën e parë pas 35 viteve u vendos një ushtrues detyre – një maqedonas me tatuazh në të gjithë trupin,” – tha Taravari.
Ai theksoi se fshati kishte mbështetur fuqishëm koalicionin VLEN në zgjedhjet e fundit parlamentare e presidenciale, megjithatë vendimi u mor pa asnjë konsultim me komunitetin, duke shkaktuar revoltë dhe pakënaqësi.


