Ahmeti në përurimin e shtatores së Zhitisë: Ushtria jonë nuk ishte kriminale, por çlirimtare.

Sot në Llugë të Podujevës pata nderin të jem pjesë e përurimit të shtatores së heroit të kombit, Afrim Zhitisë – lajmëtarit të lirisë, vizionarit dhe organizatorit që rezistencën e shndërroi në projekt për ushtrinë e Kosovës.
Afrimi, si kryeredaktori i parë i gazetës “Minatori”, ishte një zë i pathyeshëm: edhe kur ndiqej kudo, ai vazhdonte të vepronte për lirinë e vendit të tij. Ai ngriti celulat e para, udhëhoqi aksionet e para dhe dha sinjalin e qartë se Kosova do të ketë ushtrinë e saj.
As Beogradi, as Moska e askush tjetër nuk mund ta përvetësojë apo njollosë këtë të vërtetë: Ushtria jonë nuk ishte kriminale, por çlirimtare. Kështu siç kemi fituar gjithmonë, edhe në këtë betejë për të vërtetën, Kosova dhe kombi ynë do të dalin triumfues.
Lavdi e përjetshme Afrim Zhitisë dhe të gjithë bijve e bijave që dhanë jetën për lirinë tonë!





