Përleshje në oborrin e Spitalit të Prilepit, policia ndërhyn me armë të shërbimit

Prilep – Pasditen e sotme në oborrin e Spitalit të Prilepit “Borka Taleski” ka ndodhur një përleshje mes disa personave, ku janë përdorur shkopinj druri dhe mjete të forta.
Policia e armatosur me pushkë automatike dhe jelekë mbrojtës ndërhyri për të ndalur sherrin, ndërsa njëri nga të përfshirët qëlloi disa herë në ajër me armën e tij të shërbimit, konfirmoi MPB për TV21.
Nga incidenti janë shoqëruar në Stacionin Policor të Prilepit 13 persona, ndërsa pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tyre do të ngriten kallëzimet përkatëse.

