Arben Taravari: Këto janë arsyet pse u largova nga qeveria
Kreu i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, e ka cilësuar si “zhgënjim të madh” Qeverinë VMRO-VLEN, duke sqaruar publikisht arsyet që e shtynë të largohet nga koalicioni.

Në një intervistë për Telegrafi Maqedoni, Taravari renditi disa nga shkaqet kryesore:
degradimi dhe margjinalizimi i shqiptarëve, mungesa e investimeve në zonat shqiptare, heqja e balancuesit, ligji me mangësi të shumta, mosrealizimi i ndryshimeve kushtetuese.
“Për më shumë se një vit e gjysmë nuk është hapur fare çështja e ndryshimeve kushtetuese dhe negociatave me BE-në. Premtohej luftë kundër krimit, por fatkeqësisht shohim vetëm diçka sa për sy e faqe. Zhvillim ekonomik ka disi, por asgjë në Maqedoninë Perëndimore”, theksoi Taravari.
Ai shtoi se mosrealizimi i katër pikave të marrëveshjes qeverisëse ishte kulmi që e shtyu të marrë vendimin për t’u larguar nga bashkëqeverisja me VMRO-DPMNE dhe koalicioni VLEN.

