Denion Meidani takohet me Afrim Gashin 👇🏻

🇦🇱🤝🇲🇰
Një bisedë e hapur dhe konstruktive me Kryetarin e Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, z. Afrim Gashi, mbi zhvillimet e fundit në vend dhe rëndësinë e ruajtjes së dialogut ndërkomunitar dhe kohezionit shoqëror.
Diskutuam gjithashtu mbi mundësitë për të thelluar bashkëpunimin ndërparlamentar dhe për të forcuar më tej marrëdhëniet mes dy vendeve, në një frymë mirëkuptimi, respekti të ndërsjellë dhe përgjegjësie të përbashkët për stabilitetin rajonal.
Z. Gashi më përcolli urimet e tij për zgjedhjen e z. Niko Peleshi në detyrën e Kryetarit të Kuvendit të Shqipërisë, duke e ftuar njëkohësisht për një vizitë zyrtare në Shkup. Një hap i rëndësishëm për afrimin institucional dhe dialogun e qëndrueshëm.

