Rubin: Në Kosovë po vraheshin njerëz vetëm pse ishin shqiptarë

Ish-zyrtari i lartë amerikan, James Rubin po jep dëshminë e tij në Hagë, i thirrur nga mbrojtja e Hashim Thaçit.
Në Kosovë po vraheshin njerëz vetëm pse ishin shqiptarë, po masakroheshin nga forcat ushtarake serbe. Ne nuk donim të përsëritej tmerri i Bosnjës, kjo ishte qëllimi i politikës tonë”, tha Rubin.

