Selimi: Për mua, jeta në Manastir është shumë më e mirë se në Shkup apo Tiranë

Jeta në Manastir është shumë më e mirë se në Shkup apo Tiranë, të paktën për mua.
Pelisteri, që unë e quaj “perla e Maqedonisë së Veriut”, është shumë afër. Prespa po ashtu me liqenin e mrekullueshëm. Mollët e Resnjës janë një mrekulli, ajri është shumë më i pastër. Këtu vera është verë dhe dimri është dimër. Korça ndodhet vetëm 90km larg, Greqia as 33km. Struga dhe Ohri janë gjithashtu shumë afër…

Me pak fjalë: mrekulli.
Një jetë e qetë që s’e kam jetuar kurrë më parë.
Mos më mbani gajle, se unë jam në terezi.