Shaqiri: Kur të tjerët përfitonin, Fatoni sakrifikonte!
Ka nga ata që një jetë të tërë përvetësuan çdo të mirë të këtij vendi. E shfrytëzuan çdo mundësi për interesat e tyre personale dhe sot mendojnë se mund të sfidojnë figurën e Faton Pollozhanit.
Por ka një të vërtetë që nuk mund të fshihet: ndërsa ata përfitonin, Faton Pollozhani sakrifikonte. Ndërsa ata heshtnin përballë padrejtësive, ai ngrinte zërin. Ndërsa ata mendonin për veten, ai luftonte për qytetin, për barazinë, për dinjitetin.
Kush mendon se mund ta mposhtë këtë ideal, harron një gjë: historia nuk i mban mend ata që përvetësuan, por ata që qëndruan të pathyeshëm.
🟢 Sot, më shumë se kurrë, Struga ka nevojë për zërin e Faton Pollozhanit – jo për ata që e kanë mbytur zërin e qytetit për interesa personale.
✊ Fati i së ardhmes nuk është në duart e atyre që konsumuan të kaluarën, por në vizionin e atyre që mbajnë shpresën gjallë.
Faton Pollozhani është sfida e së ardhmes – është zëri i qytetarëve, është garancia se dinjiteti shqiptar nuk shitet dhe nuk blihet.
Faton Pollozhani
Ali Ahmeti

