Digjet vetura e Gjorgji Galetanovskit, ish-drejtorit të Kopshtit Zoologjik

Një rast i pazakont ka ndodhur sot në Kisella Vodë ku është djegur vetura e kryetarit të LSDM-së në Shkup dhe ish-drejtor i Kopshtit Zoologjik. Lajmin e ka konfirmuar edhe vet ai:

– Po, makina ime u dogj plotësisht. Nuk jam grindur me askënd dhe as nuk më ka kërcënuar dikush. Çdo nder për zjarrfikësit që arritën brenda tre minutave dhe zjarri nuk i përfshiu shtëpitë. I bëj apel ministrit dhe Ministrisë së Punëve të Brendshme që sa më shpejt të gjejnë autorin, jo për shkak të humbjes financiare, por për një jetesë të qetë në Shkup dhe për gjithë qytetarët. Ka kamera rreth e qark, shpresojmë që qetësia të rikthehet, shkroi Galetanovski në rrjetet sociale.