Me sistemin e ri, nuk ka më ndryshim të notave në shkolla!

Njoftim nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës

Nuk do të ketë më fshirje apo korrigjim të notave nga mësuesit, dhe as drejtorët e shkollave nuk do të jenë në gjendje të ndërhyjnë në rubrikat e ditarit elektronik.

Ditari elektronik nuk lejon më ndryshime të tilla, tha sot Ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska, e cila po përgjigjej në pyetjen e një gazetari në lidhje me reagimet ndaj funksionalitetit të ditarit elektronik, si dhe vërejtjet për tekstet shkollore që janë të dëmtuara.

Sipas sistemit elektronik, as mësuesi e as udhëheqësi i shkollës nuk do të mund që të bëjë ndryshimin e notave, por atë do të mund ta bëjë vetëm adminiatratori i autorizuar në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës, gjithmonë duke pasur një arsye dhe bazë të fortë për ta bërë atë ndryshim.