Valbon Limani nisi fushatë për sigurinë e fëmijëve në komunikacion me fillimin e vitit të ri shkollor në Gostivar

Kryetari i Komunës së Gostivarit, Valbon Limani, bashkë me Departamentin për Preventivë të SPB – Tetovë, kanë iniciuar një fushatë për rritjen e sigurisë së fëmijëve në komunikacion.

Kryetari Limani theksoi se ky aktivitet ka si qëllim të njoftojë nxënësit me rolin e policisë rrugore dhe të edukojë ata për rëndësinë e sigurisë në komunikacion. Gjithashtu, ai theksoi se kjo fushatë do të vazhdojë edhe në vitet në vijim, për të garantuar një mjedis më të sigurt për fëmijët dhe për gjithë komunitetin.

Në përfundim, kryetari Limani njoftoi se janë në proces përgatitjeje për instalimin e sinjalistikës së re në qytet, me një fokus të veçantë në afërsi të shkollave, si dhe për intensifikimin e kontrolleve nga policia në zonat përreth shkollave të mesme, me qëllim parandalimin e shkeljeve të rendit dhe sigurisë publike.