Tetovë/ Dy nxënës shqiptarë sulmohen nga mbi 20 tifozë të “VOJVODËT”!
Një incident i rëndë ka ndodhur në Tetovë, ku dy nxënës të rinj shqiptarë të Shkollës së Mesme Ekonomike janë sulmuar nga mbi 20 tifozë të Grupit “VOJVODËT”. Ngjarja është raportuar nga portali TetovaSot, duke shkaktuar shqetësim dhe reagime në komunitet.

