BDI: Punësime për shqiptarët ka vetëm për familjarët e Izet Mexhitit
Izet Mexhiti mbrëmë edhe një herë tregoi se për të gënjeshtrat dhe manipulimet nuk kanë kufij – deklaroi Reshat Ahmeti në konferencën për shtyp të BDI-së. Ai pretendoi se për një vit qeverisje të VLEN janë punësuar dyfish më shumë shqiptarë sesa gjatë gjithë periudhës së qeverisjes së BDI-së. Një gënjeshtër e tillë meriton të shënohet në Librin e Rekordeve Guinness.
Ai e sfidoi Mexhitin publikisht të tregojë vetëm dy emra të qytetarëve nga Çairi që janë punësuar gjatë vitit të kaluar dhe që nuk janë as familjarë të tij e as miq të afërt. “Vetëm dy emra, asgjë më shumë” nënvizoi Ahmeti.

