Shkup/ Kroati godet me grusht dhe shuplakë gruan shtatzënë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një banesë në Shkup ku një person ka ushtruar dhunë të tmerrshme ndaj bashkëshortes së tij e cila ka qenë 5 muajshe shtatzane. Ai fillimisht ka filluar t’i fliste me zë të lartë gruas së tij, kurse më pas e ka sulmuar fizikisht, duke e goditur me grushte dhe shuplaka në kokë dhe trup. Dhuna vazhdoi kur ai e shtypte fort në qafë, edhe pse ishte i vetëdijshëm se ajo ishte pesë muajshe shtatzënë. Në një moment e kapi me forcë, e hodhi në shtrat dhe ia përplasi kokën në buzë të shtratit. Ai u ndal vetëm kur nga plagët e shkaktuara filloi të rridhte gjak.

Pasi ka dëgjuar që bashkëshortja e ka thirur policinë dhe autoambulancën ai ka arritur që të largohet nga banesa.