VLEN: Badenteri nuk preket, BDI nuk ka kredibilitet të flasë për Marrëveshjen e Ohrit

“Badenteri nuk preket! Është hallkë kyçe e Marrëveshjes së Ohrit dhe themeli mbi të cilin u ndërtua rendi i ri kushtetues në Maqedoninë e Veriut. Çdo tentim për ta relativizuar ose për ta përdorur si mburojë politike nga ata që e kanë shkelur MO-në për 20 vite është hipokrizi e pastër”, kështu reaguan nga koalicioni VLEN.