Taravari tregon kushtet e Mickoskit për të përkrahur kandidatët e VLEN-it 👇🏻
Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, në intervistën për emisionin Debat Arb në Tv Arbëria ka zbuluar planin e liderit të VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, për zgjedhjet lokale në Maqedoninë e Veriut.
Mickoski u thotë: u përkrah në komunat urbane ku ka maqedonas, por me kusht që kryetari i këshillit të jetë maqedonas – njësaj sikurse kryetari i parlamentit është shqiptar, sekretari i komunës të jetë maqedonas dhe drejtori i një ndërmarrjeje publike në atë komunë të jetë maqedonas. Ku është ideja? Mbledhjet e Këshillit Komunal në Tetovë, Gostivar, Strugë, Dibër, që nga viti 1975 janë drejtuar në gjuhën shqipe. Tani, në vitin 2025, ne po lejojmë që ato të drejtohen në maqedonisht,” tha Taravari.
Taravari tha se kjo ishte marrëveshja që duhet të implementohet, por fatmirësisht, me largimin e Aleancës për Shqiptarët që ishte me besueshmëri 3 me 1 përkah partive të tjera të VLEN-it, kjo marrëveshje e Mickoskit ra në ujë.

