Struga sonte në zi! Në çdo rrugë mbizotëron heshtja!

Struga sonte është në zi. Humbja e Edi Nasufit, 19 vjeçarit nga Veleshta e Strugës ka lënë pas një dhimbje të madhe e një boshllëk të pazëvendësueshëm. Ikja e tij nga kjo botë ka prekur zemrat e të gjithëve që e njohën, por edhe të atyre që nuk e njohën.

Në çdo rrugë, në bulevard dhe në çdo cep që lëviz në Strugë sheh një heshtje dhe një dhimbje të madhe!

E lusim Allahun e madhëruar që familjes dhe të afërmve tu japë forcën për ta përballuar këtë humbje të rëndë.
Kujtimi i tij qoftë i përjetshëm.