Bastisje në Zajaz, kapen armë dhe municione
“Më 18.08.2025, rreth orës 23:10 në fshatin Zajaz të Kërçovës, policia arrestoi F.Z. (81) dhe Sh.Z. (50), të dy nga Zajazi. Pas një denoncimi se Sh.Z. kishte kërcënuar bashkëshorten e tij, policët, me pëlqimin e tyre, hynë në shtëpinë e familjes dhe kryen bastisje. Gjatë kontrollit, tek Sh.Z. u gjetën fishekë dhe një pistoletë plastike, ndërsa tek F.Z. u sekuestruan një pistoletë dhe 38 fishekë të kalibrave të ndryshëm. Të dy personat u dërguan në stacion policor dhe pas sqarimit të plotë të rastit, ndaj tyre do të ngrihet kallëzim penal sipas nenit 396 të Kodit Penal”, thonë nga MPB.

