Vazhdojnë përçarjet në VLEN, shpallet kandidat i pavarur për këshillin komunal në Kumanovë

Në skenën politike të Kumanovës po shfaqen tensione të reja brenda koalicionit VLEN. Njëri nga funksionarët kryesorë të Alternativës në këtë qytet, Mesut Bajrami, ka shpallur kandidaturën e tij të pavarur për këshilltar komunal informon Tetovasot.

“Duke parë gjendjen aktuale politike dhe diskriminimin ndaj shqiptarëve të Kumanovës, unë, Mesut Bajrami, dua t’ju njoftoj se sot shpall kandidaturën time për këshilltar komunal në Kumanovë, si kandidat i pavarur”, u shpreh ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *